Benet Beci: Ngjyrat e vjeshtës në Shkodër
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, e nisi ditën me një mesazh të ngrohtë, duke ndarë atmosferën e veçantë të vjeshtës në qytet. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan: “Mirëmëngjes me ngjyrat e vjeshtës në Shkodër. 🍂 Ditë të mbarë!”
Shkodra, me pamjet e saj të magjishme, shfaqet çdo ditë si një skenë artistike ku natyra dhe kultura ndërthuren në harmoni. Vjeshta i sjell qytetit një hijeshi të veçantë, me rrugët e mbuluara nga gjethet shumëngjyrëshe dhe ajrin që mbart freskinë e maleve përreth.
Për të gjithë ata që duan ta shijojnë këtë stinë në Shkodër, është koha ideale për një shëtitje në pedonale, një vizitë në liqenin e qetë, apo për të përjetuar mikpritjen dhe traditat e qytetit. J.H