Benet Beci pret boksierin Roy Jones Jr, kampionen botërore të WBU-së, Ikram Kerwat dhe drejtorin ekzekutiv të WBF-së, Christian Rösen

Benet Beci shkruan: “Pata mundësinë  të kem si mysafirë boksierin e mirënjohur Roy Jones Jr, kampionen botërore të WBU-së, Ikram Kerwat dhe drejtorin ekzekutiv të WBF-së, Christian Rösen, së bashku me ekipin e tyre.

Ata do të marrin pjesë në eventin “FISTS OF FIRE” i cili do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” këtë fundjavë në Shkodër.

Përvojë frymëzuese, e mbushur me histori, përkushtim dhe triumf në botën e sportit kjo e tyrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpresoj shumë që këto ditë në Shkodër të jenë emocionuese e shpërblyese për ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju uroj suksese sportistëve dhe emocione të bukura të gjithë dashamirësve të këtyre garave”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?