Benet Beci pret drejtuesen rajonale të Bankës Gjermane për zhvillim

Benet Beci shkruan në Facebook: 

Takimi i sotëm me drejtuesen rajonale të Bankës Gjermane për Zhvillim, KfW, znj. Veronika Tscharf dhe përfaqësuesit e zyrës në Shqipëri, ishte një mundësi e mirë për të folur mbi ecurinë e projekteve të rëndësishme për zhvillimin e Shkodrës.
Pamë nga afër zonën ku është projektuar financimi nga kjo bankë për impiantin e trajtimit të ujrave të zeza, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare shkarkimit të ujërave në lumin e Bunës.
Diskutuam detajet për projektin e linjës së re të furnizimit me ujë të qytetit dhe rrjetit shpërndarës në zonën veriore të tij, gjë që do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e furnizimit me ujë të qytetit.

SHKARKO APP