Benet Beci pret kryetarin e Komunës Ulqin: U informova nga kolegu im për jetësimin e urës së re mbi lumin Buna në Pulaj
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka pritur në një takim kryetarin e Komunës Ulqin, Omer Bajraktari.
Beci tregon se mes të tjerash është diskutuar për jetësimin e urës së re mbi lumin Buna në Pulaj, ku po ndërmerren hapa progresivë nga qeveria e Malit të Zi për zbatimin e këtij investimi mes dy qeverive.
Postimi i plotë:
Kënaqësi që kafja e parë e vitit nis me një mik timin, por edhe të Shkodrës, Kryetarin e Komunës Ulqin, Z. Omer Bajraktari.
Diskutuam së bashku për atmosferën festive të fundvitit, ku Shkodra dhe Ulqini në anën tjetër të kufirit ishin kryefjalë e festimeve.
U informova nga kolegu im për jetësimin e urës së re mbi lumin Buna në Pulaj, ku po ndërmerren hapa progresivë nga qeveria e Malit të Zi për zbatimin e këtij investimi mes dy qeverive. Gjithashtu u ndalëm te rritja e rolit të bashkëpunimit të përbashkët mes dy qyteteve tona, por edhe në zgjerimin e këtyre ideve dhe projekteve me Komunën e Tivarit dhe Podgoricës në Malin e Zi.