Benet Beci pret në takim deputetin e Kuvendit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka pritur sot në takim deputetin e Kuvendit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu së bashku me anëtarët e Këshillit Qendror të Forcës, Granit Hoxha dhe Lavdim Kroma, zv. sekretar për veprimtari komunale dhe çështje banesore në Komunën e Ulqinit.

Beci shkruan se me Gencin e lidh një bashkëpunim i frytshëm që daton në vitin 2015 kur si drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, nisën bisedimet e idetë për të realizuar lundrueshmërinë e Bunës, pistat e biçikletave në të dyja brigjet e saj, pikat kufitare Skje – Zogaj dhe Shënkoll – Pulaj dhe urën mbi Bunë.

Postimi i plotë: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënaqësi e veçantë të prisja në Bashki z. Genc Nimanbegu, deputet i Kuvendit të Malit të Zi, koleg e mik i vjetër, së bashku me anëtarët e Këshillit Qendror të Forcës, Granit Hoxha dhe Lavdim Kroma, zv. sekretar për veprimtari komunale dhe çështje banesore në Komunën e Ulqinit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me Gencin na lidh një bashkëpunim i frytshëm që daton në vitin 2015 kur si drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, nisëm bisedimet e idetë për të realizuar lundrueshmërinë e Bunës, pistat e biçikletave në të dyja brigjet e saj, pikat kufitare Skje – Zogaj dhe Shënkoll – Pulaj dhe urën mbi Bunë. Këto kanë filluar dikur si ide, amandemente e projekte, dhe sot, kemi diskutuar për hapat konkrete për realizimin e tyre.

Genci më vuri në dijeni për detyrimin ligjor të Malit të Zi për të realizuar lundrueshmërinë në Bunë dhe dakordësuam për vijueshmërinë e këtij procesi mes dy palëve. Pjesë e bisedës ishte edhe mundësia e jashtëzakonshme për bashkëpunim e zhvillim ekonomik që hap projekti ndërkombëtar i autostradës Adriatiko – Joniane, e cila do të lidhë me 4 korsi jugun e Kroacisë me Malin e Zi dhe Shkodrën.
Gjithmonë kënaqësi takime të tilla, për punë të mira e mundësi zhvillimi!

J.H

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?