Benet Beci: Rruga Theth-Ndërlysaj u hap
Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, prej disa orësh punonjës të bashkisë Shkodër punuan për zhbllokimin e rrugës Theth-Ndërlysaj, e cila ishte e bllokuar në 3 vende si pasojë e motit të keq dhe rrëshqitjes së gurëve.
Kryetari i Bashkisë, Benet Beci fillimisht në një postim në Facebook shkruan se eshtë bërë i mundur zhbllokimi i dy pikave pranë zonave të njohura nga banorët si “Shkëmbi i Thethit” dhe pranë “Centralit”.
Postimi i plotë:
#bashkianëpunë
Përtej kushteve të vështira atmosferike, prej disa orësh punonjës të bashkisë Shkodër nën drejtimin e administratorit të zonës, M.Kopsaj, po punojnë për zhbllokimin e rrugës Theth – Ndërlysaj, e cila është bllokuar në 3 vende si pasojë e motit të keq dhe rrëshqitjes së gurëve.
Deri tani, është bërë i mundur zhbllokimi i dy pikave pranë zonave të njohura nga banorët si “Shkëmbi i Thethit” dhe pranë “Centralit”.
Po punohet me ritme të shpejta për zhbllokimin e të gjithë aksit brenda natës së sotme.
Sipas grupeve në terren, brenda 1 ore ky segment rrugor nga Ndërlysaj në drejtim të Thethit do të jetë i hapur për udhëtarët dhe turistët që kishin mbetur të bllokuar sot.
Por pas disa orësh punë kolosale kryetari i Bashkisë Benet Beci lajmëron se rruga u hap.