Benet Beci: Shkodra dhe gjithë publiku shqiptar humbi sot Zef Dedën!
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka reaguar lidhur me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të artistit të njohur Zef Deda.
Beci shkruan se Shkodra dhe gjithë Shqipëria humbi sot artistin e madh që bë çdo gjë për të mbetur në piedestalin e humorit.
Postimi i plotë:
Shkodra dhe gjithë publiku shqiptar humbi sot Zef Dedën! Artisti i madh bëri çdo gjë për të mbetur në piedestalin e humorit e ne jemi kaq me fat që e patëm!
Faleminderit për çdo buzëqeshje! Lamtumirë mjeshtër!