Benet Beci: Shkodra përulet për njeriun, heroin Arben Anamali
Një ngjarje tragjike ka tronditur Shkodrën, duke lënë pas dhimbje, por edhe një ndjenjë krenarie për aktin heroik të një prej bijve të saj më të mirë. Kapiteni i anijes turistike, Arben Anamali, humbi jetën pasi u përpoq të shpëtonte jetën e të tjerëve gjatë një incidenti të rëndë, duke u kthyer në simbol të guximit dhe sakrificës.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i ka bërë homazhe të ndjera kapitenit, duke e cilësuar si një njeri që zgjodhi të mbrojë të tjerët dhe dinjitetin e qytetit të tij, përballë rrezikut që i mori jetën. “Shkodra humbi një bir, por fitoi një hero”, shkruan Beci në një status prekës në rrjetet sociale, duke vlerësuar aktin e Anamalit si një sakrificë që lartëson emrin e qytetit dhe gjithë vendit.
Postimi i plotë:
Shkodra përulet për njeriun, heroin Arben Anamali.
Ai nuk ishte thjesht një punonjës, as thjesht një kapiten anijeje. Ishte një njeri që zgjodhi jetën e të tjerëve para jetës së vet.
Një ngjarje e rëndë, që tronditi gjithë Shkodrën, por që njëkohësisht lartësoi emrin e qytetit dhe të Bashkisë Shkodër.
Me guximin, sakrificën dhe zemrën e tij, ai mbrojti jo vetëm jetën e turistëve që ndodhej në rrezik, por edhe nderin dhe dinjitetin e vendit të tij. Kapiteni nuk u kthye më, por la pas një vepër që e bëri të përjetshëm në kujtesën e të gjithëve.
Shkodra humbi një bir, por fitoi një hero.
Kapiteni Arben Anamali bëri atë zgjedhje që vetëm të rrallët mund ta bëjnë: të japësh jetën për një mik të qytetit dhe për të mbrojtur emrin e tij.
Sot, secili prej nesh do të donte të kishte guximin e tij… por vetëm ata që lindin heronj janë të aftë ta bëjnë këtë sakrificë.
Bashkia Shkodër i qëndron pranë familjes së tij në këtë dhimbje të madhe.
Përulje dhe nderim të përjetshëm për heroin tonë, Arben Anamali.🙏
KOHA JONË SONDAZH

