Benet Beci sjell me foto, gjallërinë e së dielës me diell të Shkodër
Përmes një galerie fotosh, të ditës së diel me diell në qytetin e bukur të Shkodrës, kryebashkiaku Benet Beci përcjell atmosferën e dinamizmit dhe gjallërisë, i cili lexohet në rrugët dhe bulevardet kryesore të, ku qytetarë të grupmoshave të ndryshme e mbushin me jetë dhe ngjyra panoramën.
Edhe pse jemi në zemër të dimrit, moti është treguar zemërgjerë, jo vetëm për Shkodranët, të cilët e përcjellin kaq vërtetësisht këto foto, por edhe me gjithë vendin, në të cilin shërbimi metereologjik parashikoi për një ditë me vranësira të pakta, kryesisht të kthjellët dhe me diell, me rritje të temperaturave, duke e bërë të dielën, pranverë në dimër.
Në Shkodër, kjo e diel duket se ka sjellë me vete një shpirt festiv dhe një energji pozitive, duke i nxitur qytetarët të dalin në natyrë, të shëtisin dhe të shijojnë bukurinë e rrugëve historike dhe të bulevardit kryesor. Fëmijët luajnë me hare, të rinjtë dhe të moshuarit gëzojnë një atmosferë çlodhëse, ndërsa bizneset lokale mirëpresin vizitorët e shumtë që gjallërojnë qytetin.
Kjo ditë e ngrohtë dhe e ndritur është një kujtesë e bukurisë dhe harmonisë që Shkodra ka për të ofruar, veçanërisht kur natyra dhe energjia e qytetarëve gërshetohen kaq bukur, duke krijuar një tablo plot jetë dhe optimizëm për ditët që do të vijnë.
Albert Vataj
KOHA JONË SONDAZH

