Një perlë shkodrane/Benet Beci takim me krerët e komuniteteve fetare dhe krejt partitë politike në Shkodër
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka zhvilluar një takim me krerët e komuniteteve fetare dhe partitë politike në Shkodër. Kjo që ka ndodhur është perlë, pasi të mbledhësh bashkë krerët fetarë dhe krejt përfaqësuesit e partive politike, nuk ka ndodhur asnjëherë.
Këtë vetëm Benet Beci mundi ta bëjë në 33 vite demokraci.
“Bukë, kripë e zemër, kjo traditë e shqiptarëve, na shoqëroi në takimin që pata kënaqësinë të organizoja me krerët e komuniteteve fetare në Shkodër.
Me mesazhin e harmonisë fetare që Shkodra e ka simbol të sajin, jemi bashkë për t’i shërbyer Shkodrës në zhvillimin e saj”, shkruan Beci në postimin në Facebook.