Benet Beci: Vijon puna për përmirësimin e sinjalistikës horizontale për këmbësorët përpara shkollave

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci shkruan në Facebook se punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike po punojnë për përmirësimin e sinjalistikës horizontale për këmbësorët përpara shkollave, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.

“Puna ka përfunduar në rrugët pranë shkollave “Liria”, Medreseja, “Haxhi Sheh Shamia”, “Ali Laçej”, Shkollës së Mesme të Ndërtimit, “Dëshmorët e Prishtinës”, “Mati Logoreci”, Shkollës së Mesme Teknike Pyjore “Kolë Margjini” e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja”, shkruan ndër të tjera Beci në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

#bashkianëpunë
Punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Shkodër po punojnë për përmirësimin e sinjalistikës horizontale për këmbësorët përpara shkollave, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Puna ka përfunduar në rrugët pranë shkollave “Liria”, Medreseja, “Haxhi Sheh Shamia”, “Ali Laçej”, Shkollës së Mesme të Ndërtimit, “Dëshmorët e Prishtinës”, “Mati Logoreci”, Shkollës së Mesme Teknike Pyjore “Kolë Margjini” e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Gjatë ditëve në vijim do të realizohet pranë çdo shkolle tjetër në qytet.
Nga ana tjetër, po punojmë për vendosjen e vendparkimeve të biçikletave në zona të ndryshme të qytetit.
Çdo ditë punë të mira në shërbim të qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?