Benet Beci zbulon strategjinë e tij: Shkodra ka nevojë për të gjetur rrugët e zhvillimit, të investimeve, të rritjes së ekonomisë

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, ishte i ftuar këtë të martë në Euronews Albania ku foli në lidhje me garën elektorale në qytetin verior.

Beci zbuloi planin e tij për të triumfuar në zgjedhje, në një bastion që ka qenë gjithmonë i djathtë.

Beci tha se zgjedhjet lokale nuk janë beteja politike mes dy kampeve, por beteja për ofertën më të mirë ekonomike për qytetin.

“Ajo që dihet në Shkodër sot është se nuk është një betejë mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Është një betejë mes ofertës ekonomike për zhvillimin e Shkodrës, kush është në gjendje dhe kush mund ta bëjë më mirë këtë zhvillim të qytetit të Shkodrës. Nëse fokusohemi në këtë, ky nuk është një diskutim politik. Besoj se Shkodra nuk ka nevojë për një diskutim politik thelbësor sidomos në zgjedhjet bashkiake. e të kthimit të Shkodrës në një qendër rajonale”, tha Beci.

SHKARKO APP