Beqaj: Rinia ka nevojë dhe meriton të ketë vëmendjen e duhur

Në ceremoninë e hapjes së seminarit Ndërkombëtar për Shëndetin e Fëmijëve dhe të Rinjve si dhe Takimin e përvitshëm që organizon Rrjeti Ndërkombëtar i Studimeve Europiane të HBSC-së, në praninë e 80-100 ekspertëve të huaj, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj theksoi se “rreth 1,3 milion adoleshentë vdesin çdo vit dhe ajo çka është me të vërtetë tragjike, është fakti se pothuajse çdonjëra prej këtyre vdekjeve është e parandalueshme, thotë raporti i Majit 2014 i OBSH-së, “Shëndeti i Adoleshentëve në Botë”.

Në takim ishin të pranishëm, Dekani i Fakultetit të Shëndetit Publik Enver Roshi, Zv.Ministër i Arsimit dhe Sportit Rauf Dimraj, zv/koordinatore Ndërkombëtare e HBSC-së Pernille Due , Përfaqësuese e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri Manuela Bello. Sipas Ministrit Beqaj, kjo është hera e parë që të dhënat e studimit do t’i bashkohen të dhënave të të gjithë vendeve që kanë aplikuar dhe kryer këtë studim, duke u bërë kështu edhe pjesë e raportit evropian të studimit të HBSC-së për vitin 2013-2014. “Ministri Beqaj Foto Flori Abazi (1)Pra, falë këtij studimi, Shqipëria bëhet për herë të parë pjesë e rrjetit të HSBC-së më një anketë të denjë për t’u vendosur në hartën e vendeve evropiane që e kryejnë shkencërisht dhe rregullisht këtë studim”, nënvizoi ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ndërkaq, ai shtoi se “një në çdo gjashtë njerëz në botë është një adoleshent. Thënë ndryshe, sot në Botë ka më tepër se sa një miliard të rinj. E megjithatë, ne ende i kushtojmë shumë pak vëmendje shëndetit të 10-19-vjeçarëve, individualisht dhe kolektivisht”. “Vendimi i marrë së fundmi nga qeveria shqiptare pasqyrohet në buxhetin e viti 2015, se që nga janari 750 mësues të rinj të edukimit fizik do të jenë pjesë e zbatimit të kurrikulave të reja që ne kemi për sportin në shkolla, për të reduktuar numrin e sëmundjeve”, tha Beqaj. Për Beqaj, adoleshentët dhe të rinjtë meritojnë sot diçka që nuk e kanë pasur kurrë në politikat publike, një zë të tyre dhe vëmendjen e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?