”Berati si asnjëherë më parë”, Rama publikon videon: Vizitorët anekënd botës po e shijojnë qytetin në çdo cep

Kryeministri Edi Rama vijon që të tregojë me foto dhe video, që turistët në Shqipëri këtë vit janë të shumtë, dhe nga çdo cep i botës. Këtë herë kreu i qeverisë ka ndarë pamje që vijnë nga Berati i bukur, ku shkruan se vizitorët anekënd botës ndajnë përshtypjet për natyrën, historinë, traditën, mikpritjen, ushqimin dhe gjithçka që ofron ky qytet.

”Berati si asnjëherë më parë. Në qytet, në fshat, në kantina, në kanione, në hyrje të qytetit e deri në periferi, me verën e jashtëzakonshme të vreshtave autoktonë që po vendosin Shqipërinë në hartën e enologjisë, me këngë dhe me dolli, turistët po shijojnë Beratin në çdo cep. Vizitorët anekënd botës ndajnë përshtypjet për natyrën, historinë, traditën, mikpritjen, ushqimin dhe gjithçka që ofron Berati”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?