FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Albana Vokshi: Shemsi Prençi ishte i kënaqur kur e takuam

Kryetarja e KOKOE-së në PD, Albana Vokshi foli para mediave për procesin e Primareve, ku tha se nuk kanë marrë asnjë shqetësim nga Shemsi Prençi, i cili bëri postim në rrjetin social Facebook për problematikat por më pas e fshiu.

“Deri më sot, të paktën dhe kur e kemi takuar ka qenë i kënaqur, nuk ka ngritur asnjë shqetësim. Kemi pasur problematika me listat se nga Kamza dhe Paskuqani ka pasur pjesën më të madhe të votuesve.

Ka një listë të madhe të anëtarëve. Ndihem e keqardhur por do kishim dashur që edhe pjesa emocionale të ishte përballuar nga të gjithë kandidatët dhe të kishin pritur deri në fund të garës për ta referuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka pasur një proces verifikimi nga dega. I bëj thirrje çdo anëtari dhe simpatizanti të shfrytëzojë dhe këtë orë që ka mbetur për të votuar”, tha Vokshi, e cila mbetet deputetja më karizmatike dhe korrekte në PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?