Berisha, akuza për Policinë dhe Ramën

Një postim i Kreut të Qeverisë i shoqëruar me një foto ku tregohet ndërhyrja e policisë për zbatimin e një vendimi nga përbarimi, është shoqëruar me komente jo vetëm nga Berisha por edhe nga miqtë e tij virtual.

Pjesa më e madhe e komentuesve ironozojnë praninë e ish-Kryeministrit për një kohë të gjatë në rrjetin social, duke e krahasuar atë me një fëmijë. Por jo vetëm kaq, disa nga miqtë e tij virtual kundrejt akuzave që bën ndaj Policisë së Shtetit dhe atyre që Berisha i konsideron si lidhjet kriminale të Kryeministrit Edi Rama, i kujtojnë periudhën 8 vjeçare të qeverisjes së PD-së.

“O zoti sali leji përrallat po po deshe me ndihmu ndihmo të bojmë nai gjo mo t’mir , nqs sdo me ndihmu rri urt mos u boj pengese të paktën duke lujt rolin e akuzuesit , jemi të gjithë shqiptare e duhet të punojmë për një të ardhme sa më të mirë , leji budalliqet”, shkruan një nga komentuesit në profilin e Berishës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë një tjetër komentues shkruan “Oj sale cfarë ke bërë ti me pushtet nuk e ka bërë njeri sepse kjo që ndodh tani është gropa që ju hape ti shqiptareve dhe po bijen brenda ,dhe sa për bombat mos po i ven me urdhrin tënd se e ke bërë the më para këtë gje kur ishte fatosi ,dhe një gjë tjetër haroje pushtetin tani se me atë që bëri Edi në Beograd ju do vini në pushtet po mbas 50 vjetësh kur të jenë zhduk hordhite e tua nga partia ,dhe një gjë tjetër si vajte ja dhe grekut more kokër idioti po e mbyll me kaq se bemat e tua nuk kane të sosur” .

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rama ka lidhje të ngushta me bandën e Dritan Dajtit dhe në vitin 2003 nëpërmjet bandave të tij grabiti 150 kuti votimi.

Në prokurorinë e shtetit ekzistojnë kilometra biseda telefonike me bandat e tij për këtë aferë. Por problemi nuk qëndron ne lidhjet e tij të shkuara, por në lidhjet e tij aktuale me këto banda dhe botën e krimit.

Sot këto banda diktojnë fituesit në tendera dhe presin gjoba dhe eleminojnë ata që nuk paguajnë gjobën”. Kështu shkruan me detaje në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha duke bashkëbiseduar me miqtë virtualë për temën mbi Policinë e rendin në Shqipëri”, komenton Berisha në rrjetin social, duke iu përgjigjur shumë prej kritikëve të tij në rrjetin social

Fillimisht Berisha publikoi foto nga një emision investigativ ku policia në ndihmë të përmbarimit ka keqtrajtuar nj zonjë 72-vjecare.

Sipas Berishës, kjo është më e pakta krahasuar me lidhjet e Edi Ramës me bandat. Mandej Berisha thekson se kryeministri aktual ka parimin, një polici mbi ligjin e mbi të gjitha, duke sjellë sipas tij, shembuj konkretë.

“ Rama ka patur lidhje të shume të ngushta me Hakmarrjen për Drejtesi dhe i vazhdon edhe sot. Ai ju ka dhënë troje, tendera dhe koncesione në Tirane por dhe tendera në Vlorë.. Por problemi nuk qëndron në lidhjet e tij të shkuara, por në lidhjet e tij aktuale me këto banda dhe botën e krimit.

Sot këto banda diktojnë fituesit në tendera dhe presin gjoba dhe eleminojnë ata që nuk paguajnë gjobën.

Në të gjitha nivelet e administratës dhe policisë gjenden njerëz të dënuar për krime nga gjykatat shqiptare, italiane dhe greke. Si perfundim, mund të themi se aq sa mund të ndash tymin nga bloza aq mund të ndash Ramën nga krimi!”, shkruan Berisha në rrjetin social.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?