Berisha akuza të rënda: Taulant Balla më i rrezikshëm se Suel Çela apo Gentian Sharra
Në një takim me qytetarë të Prrenjasit kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta për mazhorancën që qeveris vendin dhe përfaqësuesit e saj.
“Ju keni dëgjuar Sali Berishën që të akuzojë Suel Çelën, një bandit, vrasës, apo Gentian Sharrën, por ju garantoj se më i rrezikshëm, i inkriminuar dhe më kriminel se ata është deputeti i tyre në parlament, Taulant Balla. Pse kjo? Nëse një zonë, një qytet, komunitet, terrorizohet nga një bandë, dijeni se është bandë e qeverisë. Nuk ka banditë, grabitqarë, vrasës, që mund të terrorizojë një komunitet në rast se qeveria është kundër tij dhe kërkon të bëjë ligjin” – tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

