Berisha: Anglia të analizojë shkaqet e shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve nga qeveria e Ramës

Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat ka folur për situatën e emigrantëve shqiptarë si edhe për deklaratat e sekretares së brendshme Britanike lidhur me emigrantët, por nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj qeverisë Rama.

Në Britaninë e Madhe, në media, parlament e qeveri ka shqetësime serioze për fluksin e paparë të refugjatëve shqiptarë që kalojnë kanalin me shpresën e një jete më të mirë në atë vend, deri tani fluksi ka arritur në 12 mijë shqiptarë nga 800 që ishte në 2021.

Kjo përbën një situatë serioze e shqetësuese për çdo vend e polemika lidhur me të është  e pashmangashme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke mos u pajtuar me asnjë etiketim të padrejtë ndaj refugjatëve shqiptarë nga mediat apo politikanë britanike, PD falënderon Mbretin Charles III për ndërhyrjen e tij fisnike në këtë polemikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

PD hedh poshtë deklaratën e Ramës në të cilën ai fajson për gjendjen e krijuar autoritetet e Britanisë së Madhe duke treguar me gisht konservatoret britanikë.

PD fton qeverinë, parlamentin e MB të ndalen e analizojnë shkaqet e shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomonëve nga qeveria e Ramës se kjo mund t’i ndihmojë të kuptojnë se çfarë po ndodh me shqiptarët në Shqipëri“, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Rama sjellë në Tiranë për zgjedhjet vendore Damian Gjiknurin, \"Mjeshtrin e Zgjedhjeve\". Mendoni se do ta ngrejë PS, Gjiknuri?