Berisha: Basha dhe Rama, veprime të përbashkëta për shpalljen time ”non-grata”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të bujshme në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai deklaroi se shpallja e tij ”non-grata”, ka ardhur si pasojë e veprimeve të përbashkëta, në sintoni, të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Ylli Rakipi: Mua më duket sikur Edi Ramës nuk i duhet shumë ky (Basha).
Sali Berisha: Jo mos u ngut! Në gjitha veprimet e tyre janë të përbashkëta. Aksioni i tyre për shpalljen time non-grata. Janë të sintonizuara bashkërisht dhe kjo është 100% e sigurtë!