Berisha: Basha me heshtjen e tij ka mbështetur çdo projekt të Soros në rajon

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Lulzim Basha me heshtjen e tij në krye të opozitës, ka mbështetur çdo projekt të multimiliarderit George Soros në rajon. Në një intervistë për “Faxnews”, Berisha u pyet nëse Soros e ka sjellë Bashën në Shqipëri si politikan. Berisha thotë se nuk ka një informacion të tillë.

”Ajo çka mund të them, Lulzim Basha në këto vite në krye të opozitës, me heshtjen e tij, ka mbështetur çdo projekt të George Soros në rajon. Nëse ka qenë në borderotë e Sorosoti, nuk e di. Me qëndrimet e tij, i ka mbështetur projektet e Sorosit”.

Lideri historik i demokratëve, po ashtu shprehet se gjatë viteve të fundit, opozita dhe mazhoranca kanë pasur të njëjtat qëndrime mbi çështjet kombëtare.

”Një miting i tillë thirrej pas shumë vitesh për interesin kombëtar. Ky interes, u nëpërkëmb nga Edi Rama. Ka qenë një konstatim shumë i drejtë. Prej kohësh, mediat kishin njoftuar se ka një ngjashmëri në qëndrime mes pushtetit dhe opozitës. Kishin arritur në përfundimin se pushteti dhe opozita po ndajnë oligarkët dhe botën e krimit. Opozita dhe mazhoranca ndan qëndrime dhe për çështjet kombëtare”.

SHKARKO APP