Berisha: Basha me Ramën e nxori Metën opozitar në 2017
Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se Lulzim Basha me Edi Ramën e nxori Ilir Metën opozitar në 2017. I ftuar në ”Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli edhe për zgjedhjet dhe bashkëpunimin Rama-Basha.
”Dy kanë qenë momentet më ndikuese në kuptimin tim për të. Njëri moment ishte humbja katastrofale në 2017, bëri faqen e zezë me listat, ishte e paimagjinueshme. Ky sikur të ishte kopje e tij e turpshme, iu përvesh Metës.
Meta gjigandizohej që kishte qëndruar 4 vite në pushtet, ky dhe Rama e bënin të dukej si opozitari më i madh. I thashë me këtë që po bën i ke futur thikë pas shpine fokusit tonë elektoral. Sapo ndodhën këto, morëm një rezultat mizerabël.
I thashë zotëri, jep dorëheqjen në 2017. Kur turpërohesh është më keq. Rama e kapi për zverku. Kaq donin zgjedhësit tanë të thoshin. Bashkëqeverisje me Ramën? Nuk ka diskutim. Ne mund të mos fitonim zgjedhet, por Rama nuk e kapte 2017”.