Berisha: Bashkëqeverisja PD-PS do ishte fatalitet, një vrasje e PD-së

Në konferencën për mediat, Sali Berisha deklaroi se vendimi i DASH që e shpallë non grata është i pabazuar dhe do të bëjë padi në Francë kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit.

I pyetur nga gazetarët për marrëdhëniet e tij me PD, Berisha tha se ai është pjesë e PD dhe deklaratën e Lulzim Bashës dje pas vendimit të DASH e cilësoi normale.

I pyetur lidhur me zërat që e shohin vendimin e DASH si një sinjal për qeverisje të përbashkët mes PD dhe PS, Berisha tha: “Bashkëqeverisja PD-PS do ishte fatalitet. Vendit i duhen zgjedhje të ndershme, jo qeveri e përbashkët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?