Berisha: Buxheti i 2015, rrënim për shqiptarët. Rrezikohet kthimi i vizave

“Buxheti i viti 2015, çfarë përfitojnë ai apo ajo, familja apo fëmijët e tij? Cilido që bën një analizë do të më jap të drejtë kur e cilësova buxheti i gropës.

E cilësova kështu sepse siç faktojnë zhvillimet e këtij viti ai bëri gropën e ekonomisë shqiptare. Ky buxhet gjigand që u fry duke marrë 1.2 miliardë dollarë borxh e duke rritur 50 % taksat, e nuk u shoqërua me rritjen e rrogave, apo pensioneve. Nuk ka asnjë projekt zhvilimor.  Gjatë këtij viti (2014) nuk u bë asnjë investim.

Nëse shikoni vitin e parë që lamë pas, ngjarjet më të gëzueshme janë dasmat e qeveritarëve. Ishte buxheti i gropës sepse në mënyrën më të pamerituar ekonomia u zhyt në recesion”,tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Berisha tha se pasojat negative të këtij buxheti mund të çojnë deri në rrezikimin e vendosjes së vizave për shqiptarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky buxhet do të sjellë kthimin e vizave. Për fatin tonë më të keq, për shkak të këtyre politikave çnjerëzore, sot janë mijëra shqiptarë që nisen për të gjetur një punë jashtë vendit për kafshatën e gojës, duke shfrytëzuar lëvizjen e lirë”, tha Berisha.

Ndërkohë që e konsideroi situatën ekonomike në vend si atë të mjerimit, Berisha theksoi se papunësia është rritur me 40 %.

“Në 9 muaj investimet e huaja u përgjysmuan. Kanë rënë eksportet, kanë rënë fasonet. Këta bëjnë be çdo ditë për to. Vështorni prapë vitin e gropës, ku janë kursimet e shqiptarëve, 0 rritje.

Cfarë ka tjetër viti i gropës, -1.5% krediti për ekonominë. Rënie e ndjeshme e fuqisë blerëse, e veçanërisht në atë që quhet shportë. Një rritje e papunësisë deri në 40 %. Një rritje e varfërisë shumë e madhe, besohet se është rritur me 33 %. Trefishim i mjerimit. Kjo është tablloja”, tha Berisha.

Në vijim ai pranoi se buxheti i 2015 është më i madhi që ka pasur Shqipëria, por shtoi se në të nuk parashikohet asnjë investim.

“Buxheti është portofoli i dytë i qytetarëve. Pas këtij buxheti grope pritet që arsyeja ekonomike të predominonte, në rreze drite të tejshkonte injorancën e këtij grupi drejtues, që është më analfabet në ekonomi. Ndodh vazhdimi i buxhetit të gropës, buxhet i mjerimit me pasoja të rënda.

Në shifra ky është më i madh se buxheti i vitit 2013, apo 2012 me 1 miliardë. Po nëse me buxhetin e vitit 2012 u ndërta tuneli i elbasanit, u rritën rrogat, pensionet me buxhetin e viti 2015 merret përsipër dhe firmoset shtytja në mjerim e të varfërve”, deklaroi Berisha.

Një nga masat më të rënda që u mor nga Qeveria ndaj qytetarëve, sipas ish-Kryeministrit, është rritja e energjisë.

Ish-Kryeministri Berisha ka shprehur dakordësinë se energjia elektrike duhet paguar në të gjithë, por ai nuk ka rënë dakord me atë që  quan menaxhim i shtetit policor.

“Jemi dhe mbetemi gjithmonë për pagesën e çdo burimi energjie. Por ata që mendojnë se me shtet policor mund të bëjnë menaxhim u duket rrethi katror. Kjo garanton vetëm dështimin. Në vitin 2005 humbjet 49%, zbritëm humbjet duke garantuar edhe furnizimin 24 orë të energjisë.”

“Ne na konkurrojnë për barrë fiskale të gjitha vendet e rajonit. Por për mister rrënimin kjo nuk ka rëndësi, mjafton që fugat e tij shpirtërore të shuhen me shkatërrimet dhe kjo është kënaqësia e tij.

 Qeveria kaloi një vit pa asnjë projekt, dhe do hyjë në një tjetër vit pa asnjë projekt. Sikur qeveria të mos e xhepëzonte buxhetin që po miraton për xhepat e administratës, do të ndërtohej tre herë më tepër.

Por nuk ndodh kështu. Ky është buxheti i shtetit policor. Janë vetëm dy sektorë qendrorë ku janë rritur shpenzimet në mënyrë të papërmbajtur, e këto nuk janë arsimi, shëndetësia apo bujqësia, por shpenzimet e këshillit të Ministrave dhe të Ministrisë së Brendshme”, tha Berisha.

Në lidhje me protestën e 22 Nëntorit dhe ironinë e përdorur nga Kryeministri Rama për këtë protest, Berisha tha se Kreu i Qeverisë jeton në një realitet që nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston.

“Shteti deri para 1 viti kishte problematike, por nuk u pengua kurrë të anëtarësohej në NATO dhe nuk u pengua që merrte dy herë statusin e kandidati, apo arritjen e MSA për heqjen e vizave. Ai jeton një realitet që nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston. Ai edhe për buxhetin thotë se është krenar”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?