Berisha: Çdo ditë plaçkitje e pronave që kanë mbetur. Në shënjestër është tuneli i nëndetëseve në Porto Romano

Sali Berisha edhe këtë mbrëmje nga ballkoni i banesës, ka vijuar akuzat në drejtim të mazhoracës socialiste të Edi Ramës, se çdo ditë që kalon në pushtet, është një plaçkitje e madhe e pronave që kanë mbetur ende. Berisha paralajmëroi se ‘në shënjestër është edhe tuneli i nëndetëseve në Porto Romano.

Pjesë nga fjala

Është një ditë mbylljesh dosjesh kriminale nga organizata kriminale e Skapit të partisë me në krye mercenar Dumanin. Çdo ditë që kalon është plaçkitje e madhe e pronave që kanë mbetur ende.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miq, a dëgjuat dy ditë më parë nën moton ‘rroftë ushtria’ se tunelin e nëndetëseve të Porto Palermos do e shndërronin në përdorim ushtarak dhe turistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hajdutët mor miq, nuk kanë asnjë normë morale. Mund të numërojnë gjer nesër në mëngjes se një ditë se një ditë e qetë për këtë qeveri është një ditë e zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ndaj dhe beteja e pandalshme është rruga e vetme. Përballja e guximshme është rruga e vetme për të përmbysur këtë regjim armiqësor, antikombëtar. Këtë regjim që po plaçkit këtë vend sa askush ndonjëherë në histori.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?