Berisha: Çojeni Edi Ramën në psikiatri si skizofren!

Pas deklaratave të Ramës, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër pasardhësin e tij. Me anë të një komenti të shkurtër në Facebook e ka quajtur Ramën një skizofren.

“Çojeni në psikiatri skizofrenin, që si një paranojak i pa mjekuar, si biri i të atit xhelat kërcënon, duke dhunuar kushtetutën, gjykatësin dhe e quan atë vrasës sepse në zbatim pezulloi mercenarin e tij Çako, të cilin Edvin Shullazi si neo-bllokmen në stilin e etërve të tij, manjak i metodave të Sigurimit të Shtetit e keqshfrytëzoi për të realizuar krimin e shëmtuar të përgjimit antikushtetues dhe antiligjor të Presidentit të Republikës, të kryetarit të opozitës, krereve të institucioneve shtetërorë, deputetëve, të të gjithë spektrit, diplomatëve të huaj, gazetarëve, analistëve, artistëve deri dhe qindra qytetarëve të thjeshtë.

I bëj thirrje Parlamenit, Presidentit dhe Prokurorisë së Shtetit ta nisin me detyrim në spitalin e psikiatrise skizofrenin paranojak që përpiqet të fshehë me akcese skizoide, krimin e tij të shëmtuar e antikushtetues!”, shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?