Berisha debat me Ulsi Manjën në Kuvend: Po të përgatisim një dosje ndërkombëtare

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm, Ulsi Manja janë përfshirë në replika dhe debate të forta në sallën e Kuvendit.

Pjesë nga debati

Berisha: Dy fjalë për këtë badigardin e Edi Ramës, se aty në qeveri badigard je. Ke kryer një zinxhir të tmerrshme krimesh të tmerrshme elektorale gjatë këtij sezoni. Po ta them këtu që do të përgatisim një dosje kombëtarë dhe ndërkombëtare kundër meje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ulsi Manja: Të shoh shumë të shqetësuar, të në betejën tjetër elektorale në 2025, sepse do të të mund.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa për drejtësinë Sali jam i lumtur që mbërritën këtë ditë që unë e ti të shkojmë para drejtësie, mezi e pres këtë ditë, kam përshtypjen se ti do shkosh para meje.

Më në fund reforma në drejtësi, ajo për të cilën ky parlament votoi me 140 vota po provon rezultate të prekshme.

Sot më i shqetësuar je ti sesa unë për drejtësinë e je. Këtu do jemi dhe do e shofim. Unë e kam vokacion personal drejtësinë, vij nga ajo fushë, kurse ti je mjek.

Raportin me drejtësinë do ta shohim bashkë.

Sa për betejat elektorale jam i hapur, por sa herë do të dal me ty në shesh të mejdanit do të të mund, ty dhe këdo tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?