Berisha deputet i PD në 2017? Basha: Sa herë të dëshirojë
Debati brenda PD-së, ardhur pas humbjes së thellë në zgjedhjes e pjesshme në Bashkinë Dibër, ka shkaktuar mjaft pikëpyetje. Një ndër to është kandidimi i zërave kundër kreut Basha, në listat për zgjedhjet parlamentare në 2017.
Në studion e emisionit “Opinion”, Basha nuk u tregua zemergjerë kur u pyet mbi të ardhmen politike në këtë parti të zërave kritikë, mes tyre dhe ish-Ministrja, Majlinda Bregu. Kreu i PD-së tha se me emrat e tjerë do të veprohet sipas rregullores së përcaktuar nga vetë Partia Demokratike.
“Për çdo rast tjetër, absolutisht për çdo rast tjetër do të veprohet sipas rregullave dhe në përputhje me statutin”.
I pyetur edhe për liderin e PD-së, për ish-kryeministrin Sali Berisha, nëse do të jetë në listën e PD-së, kreu i demokratëve Lulzim Basha deklaroi se Berisha do të jetë deputet i Partisë Demokratike sa herë që ai të dëshirojë.
Këtë e ka argumentuar, duke shtuar se ky vendim është i padiskutuar, duke pasur parasysh kontributin e tij të padiskutuar në vite.
“Për këtë rast, përjashtimisht për këtë rast absolutisht që sa herë Sali Berisha të dëshirojë të jetë kandidat për deputet, për shkak të kontributit të tij që është unik në Partinë Demokratike do të jetë kandidat për deputet”.
KOHA JONË SONDAZH

