Berisha dhe Malltezi, Gjykata e Posaçme i lë sërish në ”arrest shtëpie”. Ish-kryeministri vijon izolimin që prej 30 dhjetorit
Edhe këtë herë Gjykata e Posaçme la në fuqi vijimin e masave të sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Berisha ndodhet në ”arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Berisha dhe Malltezi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”.