FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Ditën që fitoi Trump, Shqipëria votoi kundër në NATO

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka paraqitur sot në Kuvend një dokument sipas të cilës Shqipëria ka votuar kundër direktivës së NATO-s . Ai e quajti “thikë pas shpine” të sigurisë kombëtare të vendit.

Po ndodh ajo e cila është shpallur publikisht nga Edi Rama. Pas deklaratave të tij skandaloze unike në llojin e vet ndaj ish kandidatit aktualisht presidentit Trump, krahas sharjeve më ordinere, vazhdon fraza në rast se fiton ay zoti mos e thëntë se do dëmtohen rëndë marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA.

Kam dokumentin që SHBA dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut u kërkon vendeve anëtare të votonte kundër një nisme që targetonte në mënyrë të veçantë armët nukleare.

Zotëri deputet, ky është dokument i NATO-s i paklasifikuar që është shpërndarë nga Kristinë Keshie.

Në tetor 2016 Shqipëria voton sipas direktivës.  Pasi fitoi Donald Trump më 20 dhjetor Shqipëria voton kundër strategjisë së NATO, kundër kërkesës së aleatit tonë kryesor sepse ne duhet ti prishim marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor.

Të dalë Shqipëria e të votojë në kundërshtim me SHBA-në, A nuk është kjo tradhëti, thikë në interesin e sigurisë kombëtare. Kush i drejton këta? Nga frymëzohen nga Teherani?!
Apo kthehen mbrapsht tek etërit e tyre. A mund të ndodhë që shefi i ekzekutivit të Shqipërisë urimin për presidentin.

Votimi kundër për ti dhënë një sinjal shumë negativ.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?