FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha do të mbajë “foltoren” e radhës në Fier: Për një PD më të bashkuar e të fortë!

Pas takimit të zhvilluar në Tiranë, Berisha bën me dije se ditën e martë do të zhvillojë një takim me demokratët e Fierit, në orën 18:00. Berisha thekson se takimet zhvillohen tashmë për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

‘Foltorja e radhes e Z. Sali Berisha per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur do te zhvillohet te marten me date 21.09.2021 ne oren 18:00 ne qytetin e Fierit. Vendin se ku do te zhvillohet foltorja t’ua konfirmojme se shpejti. Urimet me te mira ne vijim!’- shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Berisha zbuloi se lëvizja e tij do të konkludojë me një referendum brenda PD ku anëtarët të shprehen me votë për vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?