Berisha: Duam zgjedhje të parakohshme! Të krijohet qeveri teknike

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur në një deklaratë për mediat. Berisha ka thënë se Partia Demokratike nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit dhe kërkon qeveri teknike për sipërsëritjen e zgjedhjeve.

“Kërkojmë zgjedhje të parakohshme dhe vetëm të parakohshme. Kërkojmë qeveri teknike me agjendë të përcaktuar, problemet që lidhen me procesin e integrimit dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është kërkesa jonë, për të cilën do të luftojmë me të gjithë mbështetësit tanë dhe me miqtë tanë në Europë dhe botë”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?