Berisha: E çojmë në Strasburg marrëveshjen për portin e Durrësit
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha ka deklaruar se opozita do ta dërgojë në Strasburg marrëveshjen për portin e Durrësit, pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
“Duhet bërë një hetim nëse ata gjykatës kanë marrë ndonjë apartament në Dubai City të Edi Ramës apo jo me vendimin që morën. Marrëveshja e qeverisë është në kundërshtim të hapur me MSA-në dhe përparësi ka MSA-ja. Siç e dini është një marrëveshje pa garë dhe kjo përbën një shkelje të Kushtetutës që garanton garën e hapur dhe të lirë. Këto nuk janë motive për Gjykatën Kushtetuese por njësoj sikur të kenë marrë ndonjë apartament në Dubai City votuan pro. Ne do ta çojmë në Strasburg marrëveshjen. Në të njëjtën kohë përpiqen të kalojnë edhe çështjen e Butrintit. Nuk do të pranohet kurrë një vendim i korruptuar i kësaj gjykate. Është gjithçka në konflikt interesi në procesin e këtij koncesioni”, u shpreh Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

