Berisha: Edi Rama vodhi sot 1200 ikona, krimi më i madh kulturor pas 1967!
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi se janë rrëmbyer nga Galeria e arteve me “çunat e krimit” nga kryeministri Edi Rama, mbi 1200 ikona!
Ai akuzoi kryeministrin se ka vjedhur ikona edhe para se të bëhej ministër dhe për këtë është akuzuar nga paraardhësi i tij, Fatos Nano.
Berisha madje tha se kjo është vjedhja më e madhe në trashëgiminë tonë kulturore, pas vitit 1967.
Statusi i plotë i Berishës
Edi Rama rrëmbeu dhe transportoi në drejtim të paditur (thuhet në Surrel) me “çunat e krimit”, mbi 1200 ikona, shumë prej tyre mesjetare me vlerë mbi 1.3 milionë euro të ruajtura në Galerinë e Arteve dhe të konfiskuara nga Rama koleksionistit Gjergji Thimio. Edi Rama është akuzuar si vjedhës ikonash të grumbulluara nga bllokmenët gjatë genocidit kulturor të diktatorit Hoxha. I ati i Edi Ramës ka qenë një ndër arkitektët kryesorë të genocidit kulturor të diktatorit Enver Hoxha ndaj kombit shqiptar.
Përveç kësaj, ish- kryeministri dhe ish kryetari i PS-së, Fatos Nano mbi bazën e informacioneve burimore ka akuzuar direkt Edi Ramën se gjatë qëndrimit të tij në Paris ai ka shitur ikona të vjedhura. Pasi u bë ministër kulture, Edi Rama hapi në Gjermani një ekspozitë të madhe me ikonat më të çmuara të fondit shtetëror, disa prej tyre të dekoruara me gurë të çmuar dhe me vlerë të pallogaritshme.
Pas mbylljes së ekspozitës asnjë prej ikonave nuk u kthye kurrë më në Shqipëri. Dihet se ato udhëtuan për në Francë dhe u zhduken pa lënë gjurmë. Përveç këtyre, dy vjet më parë vet Edi Rama rendi gjithë gëzim për arrestimin e Gjergji Thimios. Ai u paraqit në ekstazë në mes të ikonave të konfiskuara në kundërshtim flagrant dhe pa urdhër prokurori, por vetëm me çunat e krimit (ju lutem mediave të kenë guximin profesional dhe t'u paraqesin konferencën e shtypit të Edi Ramës në ekstazë në mes të ikonave të konfiskuara në shkelje të rëndë të ligjit).
Sot që nga ora 5:00 e mëngjesit mbi 1200 ikona u morën nga Galeria e Arteve pa asnjë autorizim nga “çunat e krimit” dhe janë zhdukur në drejtim të paditur (mundet në Surrel). Kjo është edhe vjedhja më e madhe e pasurisë shtetërore kulturore të shqiptarëve, që nga viti 1967, pra që nga koha e genocidit kulturor të diktatorit Hoxha dhe bllokmenëve hoxhist!
KOHA JONË SONDAZH

