Berisha: Falë PD-së kemi një Reformë me objektiva larg kapjes politike

Me pritjen e votimit të Reformës në Drejtësi, të votimit që ndryshimeve kushtuese, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ish-Kryeministri Berisha në një prononcim për mediat u shpreh me një gjuhë të ashpër, për të gjithë ata siç dhe z.Berisha i akuzoi si, pengues të Reformës në Drejtësi. Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi historike arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi, që sipas tij është themelore në 20 vitet e fundit.

Nga selia blu, ish-kryetari i PD-së u shpreh se: “Reforma në drejtësi e theksova dhe e theksoj përbën një nga reformat më themelore të 20 viteve të fundit. Demokratët kanë një mijë arsye të jenë krenarë me kontributin historik që dhanë në ndërtimin e një sistemi të ri të drejtësisë, të bazuar në parimet më të drejta e perëndimore. Kjo është reforma, por aplikimi i saj është përcaktues për produktin. PD arriti objektivat e përcaktuara që në fillim, të bazuar në parimin e moskapjes së sistemit, në parimin e respektimit të lirive dhe të drejtave njerëzore, përgjegjshmërisë para ligjit dhe pavarësisë së sistemit të gjyqësorit. PD ka qenë në këto pozicione në çdo negociatë”.

Më tej ish-Kryeministri ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama, që sipas tij e shihte veten sesi do të ishte kryegjykatës, krye hetues, apo sesi do të ishte superministër, anëtar i KLGJ-së dhe KLP-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, lideri historik i së djathtës, ka nënvizuar se: “Ai ishte bërë si klloçka që i fuste nën sqetull të gjitha institucionet. Sokol Sadushi është i zoti padiskutim, por donte një gjykatë administrative ku të ishte kryetar, që shkëlqesia e tij të shkëlqente në majë të saj. Kunatolli, më i vjetri në Gjykatën Kushtetuese, donte të kapte Kushtetuesen. Dvorani, që përvetësoi rolin e gjykatësit në kundërshtim me ligjet e shtetit… Pas një lukunie të tillë, Komisioni i Venecias e hodhi poshtë, ndaj dhe PD-ja mbrojti vetëm parimet themelore të një sistemi drejtësie në standardet europiane”,- deklaroi Sali Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për interesimin e gazetarëve të cilët e kanë pyetur për këtë propozimit të ri dhe për çfarë drafti është rënë dakord, ish-Kryeministri bëri të ditur se: “Në projekt të paktën, sepse tani pritet zbatimi i saj. Formula ishte ajo e diskutuar dhe që mund të pranohej në 5 minuta, por duhej të kushtëzonim kanalet nga do të vinin personat. Sadushi kërkonte dy, ndërsa dy të tjerë dekani i sapozgjedhur i Drejtësisë, Maks Haxhia, i njohur për lidhjet e tij të fuqishme me të majtën. Këta duhet të ishin të deleguarit e tyre”, deklaroi Berisha.

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?