Berisha flet jashtë Kuvendit: Sot ishte një grevë e përkohshme, është vetëm fillimi

Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim me gazetarët pas përfundimit të seancës plenare, tha se opozitës po i shkelen të drejtat kushtetuese.

Berisha po ashtu u tha gazetarëve, se ajo çfarë ndodhi sot në Kuvend, ishte një grevë e përkohshme.

I pyetur në lidhje me Lulzim Bashën, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë, Berisha tha po vazhdon porositë e Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte një formë greve. Ne nuk heqim dorë, është vetëm fillimi. Nuk kemi autorizim nga zgjedhësit tonë që të jemi si marioneta në aktivitetin tonë parlamentar. Mazhoranca tregoi fytyrën e vet, vetëm miratim nuk është ai. Kërkojmë Parlament normal.”- tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?