Berisha: Grusht shteti brenda shtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar nisjen e hetimit policor ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj që dha masën e pezullimit për Drejtorin e Policisë, Haki Çako. Në një koment në Facebook Berisha e quan këtë grusht shteti brenda shtetit

Postimi i Berishës në Facebook:

Hakmarrje gangesteresh puçist! Edvin Shullazi nis kontrollin antiligjor, kriminal e policesk ndaj gjyqtarit Aliaj! Ai me mercenare me uniform merr pushtetin e KLD, Prokurorise se shtetit dhe ILDKP, konsumon keshtu grushtin e shtetit brenda shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Te dashur miq, mediat sapo njoftuan se, me urdher te Edvin Shullazit, drejtoria e krimit ekonomik te policise ka filluar hetimet ndaj gjyqtarit Arjan Ailaj per kontrollin e pasurise se tij dhe PER VENDIMET e dhena nga ai ne ceshtje pronash, bazuat ne ankesat e qytetareve. Duke mbeshtetur hetimin e cilitdo zyrtar, pa perjashtim, ne perputhje me ligjin denoj me ashpersine me te madhe kete akt te shemtuar policesk qe thyen ligjet dhe kushtetuten e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne Shqiperi ligjet parashikojne hetimin e pasurive dhe veprimtarise se cdo zyrtari. Ne rastin e gjykatesve hetimi i vendimeve mund te behet vetem nga institucioni kushtetues i Keshillit te Larte te Drejtesise ne bashkrendim dhe me ministrine e drejtesise. Kurse pasuria e gjykatesve sipas ligjit hetohet nga ILDKP dhe prokuroria e shtetit.

Kushtetuta dhe ligjet e vendit mbrojne cdo zyrtar dhe qytetar nga hetimi policesk i pa autorizuar nga prokuror ose gjykates.

Ngarkimi i policise me hetimin e vendimeve gjyqesore te gjykatesit eshte akt antikushtetues banditesk, eshte marrje nga policia e pushtetit te KLD. Kurse hetimi i paautorizuar nga prokuror apo gjykates i pasurive te gjykatesve apo zyrtarve te tjere subjekt i deklarimit te pasurive ne ILDKP eshte krim i shemtuar antikushtetues, eshte marrje nga policia e pushtetit te prokurorise dhe gjykatave si dhe ILDKP.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete grusht shteti brenda shteti u beje thirrje:

1-Presidentit te Republikes te nderhyje me te gjithe forcen e kushtetutes dhe ligjit qe puçistet te marrin vendin e merituar.

-Prokurorise se shtetit te vendos urgjentisht para ligjit Edi Ramen dhe mercenaret e tij te sojit te trafikantit Ardian Çipa, qe shkelin ligjet dhe kushtetuten e vendit

-Qytetareve shqiptar qe te ngrihemi me guxim per te mbrojtur ligjin dhe kushtetuten dhe te hedhim sa me pare puçistet dhe mercenaret e tyre aty ku e meritojne, ne koshin e plehrave! sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?