Berisha: Heshtje kriminale e qeverisë për vdekjen e turistit dhe vrasjen e 17-vjeçarit

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson të papranueshme faktin që kryeministri dhe ministrat nuk kanë reaguar për  ngjarjet e fundit në vend. Ai i referohet vdekjes së turistit rus në Himarë, si dhe vrasjes së 17 vjeçarit, Ardit Gjoklea.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë në Facebook të Berishës:

“Heshtja kriminale është kodi i tyre dhe i organizatës mafioze qe i përkasin! Te dashur miq, qeveritaret e sotem, kreu i tyre, ne rrafshin njerzor nuk jane njerez por thjesht anetare te nje organizate kriminale. Kodi i tyre eshte heshtja dhe vetem heshtja e njejte me ate te vllazerive te mafies.

Swiss Digital Desktop Reklama

Heshtin ata edhe kur ne ujerat tona vritet me mjete ujore nje turist i huaj dhe braktiset me qellim qe vdekjen e tij ta fshehin thellesite e Jonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vdekja e nje turisti, ne cdo rrethane qofte ajo, trondit çdo vend, çdo qeveri, çdo shoqeri te civilizuar por ajo nuk thyen dot heshtjen e vllazerive mafioze, organizatave qeveritare kriminale si kjo e Shqiperise. Ndaj dhe kreu i meduzes qe pushonte disa milje larg vend-vrasjes se turistit te huaj, nuk mund te thyente kodin e heshtjes dhe te shqiptonte qofte dhe dy fjale ngushellimi per familjen e tij, e per rrjedhoje asnjeri nga anetaret e vllazerise se tij. Ai i te brendshmes apo ajo e turizmit respektonin kodin e kryekumbares sikur i vrari te kishte qene thjesht nje mize apo kandil deti.

Heshtin ata edhe kur, ne nje akt makaber, kriminele me shtaze se çdo kafshe i bejne trupin copa me buldozier te kompanise ku punonte te riut 17 vjecar, Ardit Gjoklea dhe per te zhdukur gjurmet e krimit e varrosin te riun ndofta dhe te gjalle ne plehrat qe kompania e sekretarit te PS sistemonte ne Sharre.

Perseri heshtje dhe vetem heshtje nga kryekumbara, kumbaret e rendit, bashkise, rinise, sikur ata ata te mos kishin qene vete ndonjehere 17 vjecare apo sikur vet te mos ishin prinder por alien apo sikur Arditi, qe po punonte ne plehrat e qytetit per te blere librat e shkolles, te mos ishte njeri, adoleshent i ketij qyteti por nje karkalec apo kelysh i braktisur!?!

Turp njemije here, turp eshte e vetmja fjale qe te del nga shpirti por jo gabim, madje shume gabim, heshtja e tyre shpreh me shume se çdo fjale, se çdo gje tjeter karakterin e tyre pervers dhe çnjerezor, shpirtin e tyre te pashpirt dhe me te zi se katrani! Ndaj t’u themi heshtni me mire se vetem keshtu dilni ata qe jeni! sb”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?