Berisha i kthehet Bashës: Belgët erdhën sërish, herën e tretë do jesh në pozita krejt tjera!

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi në Shkodër sulmoi Lulzim Bashën, duke u shprehur se ai nuk është lider, ndaj dhe nuk mund të fitojë.

Më tej, gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal dhe dosja e “Toyota Auris” dhe paralajmëroi Bashën se shumë shpejt do të jetë në pozita krejt tjera.

Përveç kësaj, ky është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare. Nëse ti, zyrtar, ngrihesh dhe dekonspiron një operacion të policisë belge, gjermane, italiane e shqiptare, ligjet e të gjitha këtyre vendeve të kapin, për bashkëpunëtor. Edi Rama ia mbylli dosjen për dekonspirim, që i hapi prokuroria, por belgët nuk ja mbyllën. Belgët erdhën për së dyti, dhe e patë sa i thartur doli, e vërteta është se herën e tretë ai do jetë në pozita krejt tjera, siç do ta merrni vesh shumë shpejt”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?