Berisha i nis nga vendlindja takimet përmbyllëse të fushatës elektorale për sfidën e 11 majit
Mes të tjerash në fjalën e tij para tropojanëve Berisha u shpres se: Edhe 1 mijë herë, po të zgjidhej vendlindja, nuk do zgjidhja kurrë një vend tjetër përveç Tropojës. Por, unë vij sort në Tropojën Madhështore, në një kohë kur madhështua e vendit dhe Tropojës ka bjerrur si rrallë herë në historinë e saj, kur këtë tokë të bekuar e braktisin çdo muaj djemtë dhe vajzat e saj. Sot në Tropojë pasuritë e saj nuk janë të qyfterëve, taksat e tyre nuk shkojnë për rroga dhe pensione, sot vendi qeveriset nga konglomeratë, e pushtetit me krimin. Tropoja është vendi i njerëzve krenarë, atdhetar. Sot, NE Tiranë qeveris një njeri që bota e ka quajtur kryeministri me i mirë i Serbisë pas Pashiqit, qeveris një argat i Vuçiçit. Ne vejmë më një projektet të ri, që duam që këtë Madhështi e bjerrur ta kthejmë në Madhësh8te, qytetarët të jetojnë me dinjitet, pasuritë e tyre të kthene në të mira për familjen, shqiptarët të gjithë.
Berisha u shpreh gjithashtu se, “Partia Demokratike është një forcë politike tradicionale që beson në traditën dhe tradita jonë është familja”.
“Unë vij sot në Tropojën madhështore. Madhështore nga natyra, madhështore nga historia, madhështore nga shpirti dhe zemra e banorëve të saj. Edhe një herë, edhe njëmijë herë dua të theksoj se, nuk do të zgjidhja kurrë po të zgjidhej vendlindja, nuk do zgjidhja kurrë një vend tjetër përveç Tropojës”, u shpreh Berisha.
Por, sipas tij, madhështia e Tropojës ka bjerrur këto 12 vite, si rrallë ndonjëherë në historinë e saj. “Vij sot, kur këtë tokë të bekuar me pasuri nga më të mëdha e braktisin çdo muaj djem dhe vajzat e saj, kështu braktisin dhe Shqipërinë”, tha Berisha.
Ai shtoi se koalicioni “PD-Shqipëria Madhështore” vjen me projekt të ri për Tropojën.
“Duam që, Tropoja dhe Shqipëria, banorët të Tropojës dhe mbarë Shqipërisë të jetojnë të lirë, me dinjitet, të mëkëmben çdo vit e më shumë. Pasuritë e tyre të kthehen në të mira për familjet, për qytetarët eTopojës dhe të Shqipërisë”, tha Berisha.
Pritet me këngë e valle Berisha në vendlindje në këtë takim përmbyllës.
KOHA JONË SONDAZH

