Berisha i përgjigjet Ramës për “non grata-n”: Blinken pritet të dalë para drejtësisë amerikane

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët, iu përgjigj deklaratës ironizuese të kryeministrit Edi Rama, se kryedemokrati “nuk mund të kalojë oqeanin sepse është non grata”.
“Që të më bësh mua të komentoj deklaratën e një njeriu të ndyrë që ka frikë dhe tmerr nga gazetari, nuk e di sa është etike që unë t’i përgjigjem atij. Kemi detyrim ndaj qytetarëve të paraqitemi para gazetarëve. Pardje lexova një artikull, Trump ishte paraqitur para gazetarëve nga 20 janari deri tani 20 herë më shumë se paraardhësi i tij në 4 vite. Me këtë qëndrim antitransparencë dhe antimedia nuk ia vlen ta konsiderosh. Sa i përket asaj që tha, mund të them se Blinken sot është non grata në vendin e tij dhe uroj që të paraqitet para drejtësisë amerikane. I them gjithashtu se nëse Blinken bëri një vizitë blic në Shqipëri për t’i mbuluar skandalin McGonigal kazani po zien, ai skandal nuk mbyllet kurrë”, tha Berisha.