Berisha i reagon Ramës: Ndale terrorin ndaj mediave

Ish-kryeministri, Sali Berisha i ka reaguar të parit të qeverisë së Shqipërisë, Edi Ramës, duke i kërkuar të njëjtit që të ndalë terrorin mbi mediat.

Berisha ka shkruar në Facebook, se pasi që Rama shpalli gjendje të jashtëzakonshme, ndonëse ligji dhe kushtetuta e vendit e sanksionojnë detyrimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ai urdhëroi edhe arrestimin e dy gazetarëve.

Ish-kryeministri i Shqipërisë ka shkruar se dënon me ashpërsi të madhe këtë terror kriminal ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura derisa ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarëve të arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha ju ka bërë thirrje mediave që të raportojnë me guxim dhe objektivitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?