Berisha i vendosur: Do ta detyrojmë mazhorancën për Qeveri Teknike!

Lideri i opozitës Sali Berisha u shpreh mbrëmë, në ditën e 74 të tubimit qytetar, që zhvillohet në rrugën e “Shpresës” se nuk ka gjë në Botë që do të mund të parandalojë krijimin e Qeverisë teknike, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Berisha tha se Edi Rama me potencialin e tij shkatërrimtar mbi vendin, mbi ligjet, mbi shtetin, nuk di të ndalet kurrë.

Gjithçka varet nga ne, nga beteja jonë pa kthim, nga betimi ynë për të marrë në duar fatin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga betimi ynë për të marrë në dorë fatin e Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga betimi ynë për të ecur drejt qeverisë teknike.

Nga betimi ynë për të mos ushqyer asnjë iluzion se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.

Se shqiptarët me çdo çmim, me çdo kusht duhet të votojnë të lirë si qytetarët e tjerë.

Edhe njëherë, ju përshëndes, ju falënderoj me mirënjohje dhe shpreh besimin tim më të madh se po ecim të sigurt drejt fitores që meritojmë, se nuk ka forcë në botë që të na parandalojë krijimin e qeverisë teknike, zgjedhjet e lira dhe të ndershme për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?