Berisha: Ia kishte vënë syrin vëllai i tij, Rama ndryshoi destinacionin e ish-klubit ”Partizani”

Mbyllja zyrtarisht e hetimeve për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, për çështjen “Partizani”, kalon procesin në një etapë tjetër, atë të përballjen në gjykatë. Berisha në një intervistë në A2 CNN zbulon edhe njëherë detajet e dosjes dhe insiston në pafajësinë e tij në këtë proces, i cili sipas tij është i montuar, politik dhe i ngritur mbi fakte të rreme. Berisha deklaroi se në 4 vite, prokurorët e SPAK nuk gjetën asnjë provë që e fajëson atë apo dhëndrin e tij për këtë privatizim, teksa akuzon Ramën se vëllai i tij ia kishte vënë syrin kësaj prone.

”Më duhet të theksoj se ky proces, hetimi 4 vjeçar, përfundoi me një piramidë mashtrimi, të ndërtuar mbi bazën e falsifikimit, manipulimit të qindra dokumenteve dhe shpifjeve të prokurorëve politikë Altin Dumani, të pyetjes 1 milionë euro, ish-xhelatit të sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, të vilave dhe ndërtimeve nga burime të zeza, motrës biologjike të Taulant Ballës dhe ndrikullës së bandave të krimit, Millonai.

Pas 4 vitesh nuk është gjetur një dokument, në të gjithë veprimtarinë e Sali Berishën që të mos përputhet me ligjin, që të synojë një grup të veçantë. Malltezi ka përfituar pasuritë e gjyshërve të tij 410 metër katror. Kjo bazohet në falsifikim. Dokumente zyrtare të viteve 35 deri në 46. Fletoret zyrtare të viteve 41-42, faktojnë se kjo pronë është e këtyre familjeve. Dekretet e Jakomonit tregojnë se prona nuk ishte shpronësuar, por dhënë 2 herë nga 6 muaj në rekuizitë”, tha mes të tjerash Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?