Berisha: Ilir Kerni iku nga drejtoresha psikopate e Mirela Kumbaros!
Ilir Kerni nuk ishte drejtori real i TKOB-it, por vetëm një drejtues fiktiv që nuk kishte asgjë në dorë, shkruan Berisha në një status në Facebook. Largimi i tij, sipas Berishës, dëshmon urrejtjen që sipas tij, kryeministri Rama ka ndaj artistëve. Ai madje akuzoi edhe ministren e Kulturës për ndarje fondesh me vëllanë e saj, madje e etiketoi si psikopate.
STATUSI I BERISHES
Iken porsi limon i shtrydhur!
Te dashur miq, Opera eshte institucion themelor i jetes shpirterore te nje kombi dhe prestigjit te saj. Fal perkushtimit, dashurise, talentit te kengetareve, artisteve, kercimtareve, balerineve te saj ne teresi dhe Mjeshtrit te madh, drejtorit te saj Zhani Ciko, ky institucion njohu zhivillme te medha ne repertor, ne cilesi, ne perfaqesim.
Me ardhjen ne pushtet te neo-bllokmenit Edvin Kristaq Rama, institucionet themelore kombetare te kultures dhe arteve tona ne teresi njohen kohera te veshtira qe kishin ne themel xhelozine, urrejtjen e nje piktori deshtak per artistin e vertet. Ne krye te tyre erdhen rivdeksat nihiliste, sarahosh, kumarxhinj, te cilet diku per te percjelle urrejtjen e bosit te tyre e diku tjeter interesin e xhepit te tyre, ndermoren fushate spastrimesh sikur te ishin jo artiste por prolektkultas te vertet.
Njeri prej tyre, ish balerini i njohur Ilir Kerni, qe dha dje doreheqjen.
Ai erdhi me fshesen e hekurt te partise dhe u soll si xhandar ndaj artisteve te Operas per fajin e vetem se kishin shkrire energjine dhe talentin e tyre ne kete institucion kombetar. Ai u largua si limon i shtrydhur, pasi kushurira e ministres, nje psikopate e sojit te Edi Rames, e shnderroi ate thjesht ne nje drejtues fiktiv dhe ndofta nuk linte fonde per te tjeret, siç ben i vellai i ministres qe ndane te gjitha fondet me drejtorin kumarxhi dhe pijanec te Teatrit Kombetar, Çuli. Ky i fundit, ish komisioner i PS prej kohesh, ja ka besuar drejtimin e ketij institucioni te rene ne mjerim sekretares se tij!
Opera dhe Baleti dhe Teatri Kombetar, qe jane de facto simbole te nje kombi, po njohin keto vite per shkak te urrejtjes se Edvinit per artistet e vertet koherat e shkretetimit te tyre ne vlera dhe talente! sb
Reagimet e shoqerise civile
Të shumtë janë reagimet që shprehin keqardhjen e dorëheqjes së Ilir Kernit nga posti i drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit.
Shumë dashamirës të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të cilët kanë parë ndryshimin e këtij instituconi gjatë drejtimit të balerinit të njohur kanë shprehur keqardhjen por dhe solidaritetin me balerinin Kerni i cili me buxhetin më të ulët historik…- shpenzimi mesatar per nje shfaqje nuk kalon te 600 eurot, pra mund te hyjme ne rekordet Gines (shkruante Kerni në një status të tij në facebook më 22 korrik 2016 – kishte arritur ti kthente mbi 200 miljon lekë buxhetit te shtetit, nga biletat.
Edhe deputetët e PS-së kanë reaguar në lidhje me dorëheqjen që Kerni mësohet se ka dorëzuar dje duke kërkuar madje dhe rikthimin në detyrë të tij.
Ata nuk kanë mund të rrinë pa shprehur keqardhjen për një artist i cili i riktheu besimin dhe spektatorin Teatrit te Operas dhe Baletit.
Zyrtarisht nuk dihen shkaqet e dorëheqjes.





Postimet ne facebook te deputeteve socialistë: Erjon Braçe, Fatmir Toçi dhe Ledi Shamku



Më 22 korrik Ilir Kerni shkruante në facebook këtë status
Gjerat e bujshme kurre s’i kam dashur, lutem pak vemendje per te njohur faktet !
Vetem 28 muaj pune per te transformuar gjithcka, me pune, pune dhe vetem pune.
Me buxhetin me te ulet historik… shpenzimi mesatar per nje shfaqje nuk kalon te 600 eurot, pra mund te hyjme ne rekordet Gines.
Kemi kthyer mbi 200 miljon lek buxhetit te shtetit, nga biletat, per rjedhim shpenzimi mesatar del edhe me i ulet.
Vetem Kosova, pa permendur vendet e rajonit, ka 9 here me shume buxhet per programin artistik.
Kjo eshte koha e pasionit, perkushtimit, shpreses dhe idealit te paster per Operan e vetme ne trojet shqiptare.
Falenderim me perulesi per artistet e mrekullueshem, stafin e produksionit dhe administraten perfekte.
Falenderim me perulesi per artistet famoz shqiptar ne bote, kontributi i te cileve ishte gratis ne ndihme te shtepise tone te perbashket.
Dhe sa e sa gjera te tjera jane bere…28 muaj pune gjigande.
Tkobap Albania e pakrahasueshme me asgje tjeter ne kete vend.
Ps. Fundi i pjeses pare !

KOHA JONË SONDAZH

