Berisha: Jo TikTok-u rrugaçi, por Encro Chat-i! Nxjerr zbuluar edhe Ramën
Politikë E Enjte, 30 Janar 2025 15:47

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës në Kuvend tha se nuk është problem TikTok-u në vend, por Encro Chat. ”Nuk është TikTok-u rrugaçi që thotë Ajatollahu i Tiranës, por është Encro Chat. Të zbardhjen lidhjet e politikës, me krimin është kusht i domosdoshëm. Damian se po flas unë, se ke pasur dhe ti! Të krijojmë Komisionin e të vërtetës, edhe kryeministri ka pasur 2-3”,-tha Berisha.