Berisha: Kemi shpallur prodhimin shqiptar si krenari kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me shoqatat e biznesit, ku ka folur për situatën aktuale të ekonomisë shqiptare dhe masat që do të ndërmerren për ta përmirësuar atë. Sipas Berishës, prodhimi shqiptar duhet të konsiderohet një “krenari kombëtare”, dhe ai ka shpallur nismën “Made in Albania” për të stimuluar rritjen e prodhimit të brendshëm me cilësi dhe konkurrueshmëri të lartë.

“Ekonomia jonë mbahet kryesisht nga ndërtimi. Ne kemi shpallur “Made in Albania”, prodhimin shqiptar si krenari kombëtare. Ne do bëjmë çdo gjë që Shqipëria të prodhojë sa më shumë, me sa më shumë cilësi dhe produkte sa më tepër konkurruese. Largimi i të rinjve ka në themel vetëm ekonominë. Sot Shqipëria ka treg të deformuar. Larg së shfrytëzuari në shkallën e duhur është turizmi. Në turizëm ka informalitet rreth 80 për qind dhe pasqyrohet te qytetari i thjeshtë. 430 milionë euro merren taksa për investitorët strategjikë. Ne e konsiderojmë ndërhyrjen urgjente në ekonomi, për të shënuar një kthesë rrënjësore”, tha Berisha.

SHKARKO APP