Berisha kërcënon Ramën: Largohu se do të krehin me lecka!
Nga çadra e PD-së në ditën e 25-së të protestës, ish-Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen dhe të pranojë kërkesën e opozitës për krijimin e qeverisë teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Ish-Kryeministri ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se mazhorancën e ka ndërtuar me kriminelë dhe persona me rekorde kriminale. Berisha i bëri thirrje Ramës që të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të largohet, pasi fundi i mazhorancës është i pashmangshëm.
Fjala e ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Mirëmbrëma dhe gëzuar festën, ju dhe mbarë shqiptarëve, të cilëve ju, me qëndresën tuaj iu kthyet shpresën dhe e bëtë këtë ditë vere ditëne shpresave të mëdha të shqiptarëve, ditën e besimit, ditën e ndërrimit të madh.
Sot ju djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë e çadrës së lirisë duhet të ndjeheni më krenarë se kurrë, sepse nga ky bulevard, nga kjo çadrë ju po shkërrmoqni çdo ditë qeverinë e krimit, qeverinë e drogës, qeverinë e maskave. Ky pushtet i çadrës së lirisë, po rrezaton në mbarë vendin. Cadra është bërë e famshme në mbarë botën, çadra po e çon Edvin edhe një herë në spital psikiatrik. A e vutë re mbrëmë kur thoshte se nuk kishte shkarkuar njëri, nuk dinte ç’fliste njësoj si njëriu që ka humbur çdo gjë? I them këtu para jush se të ka rënë hija e burgut në fytyrë. E ke hallall!
Para tre ditësh u tha ministrave se vetëm pushteti na shpëton nga burgu. Nga kjo çadër po i them se pushtetit të popullit s’ka forcë që i shpëton ndaj bëhu gati se vetëm për CEZ-in ke 35 vjet burg. Edvin, i ke ditët e numëruara! Hoqe nga rendi një pleh dhe solle një xhelat. Po ku pyet populli, ku pyesin qytetarët e lirë për xhelatë si Fatmir Xhafa. Nga çadra ju bëj thirrje shqiptarëve, që vetëm për një moment të rikujtojnë skenat e Saje qorrit, këtij trafikanti, këtij vagabondi të këtij kontrabandisti në Drejtorinë e Tiranës. A e patë se si ka transformuar institucionin e shtetit në institucion gangsterrësh dhe prostitutash politike. Policia e Shtetit e mbushur me kriminelë, me trafikantë, me militantë që i nxjerrin parrulla një gangsteri më të lig se Emiljano Shullazi. I them edhe atyre që veprojne në këtë mënyrë, se kohërat i keni të numëruara. Pas horrit, pas vagabondit, pas Saje qorrit do shkoni me radhë!
Ky është revolucioni demokratik i shkurtit 2017. Ky revolucion po ecën drejt fazës finale, triumfit përfundimtar. Përshëndes me shumë respekt të gjithë ata qytetarë, intelektualë, të cilët nuk ndajnë me ne të njëjtat bindje, por ndajnë me ne vlerën dhe besimin se vota e lirë është themeli i shoqërisë së lirë dhe kanë ardhur në këtë çadër.
Le t’i bëjmë thirrje Edvin Kristaq Ramës; thirri mendjes në të ka mbetur qoftë edhe një nanogram arsye, jep dorëheqjen, hape rrugën. Kjo e jona është betejë për votën, nuk është betejë për pushtetin. Pushtetin do ta vendosin shqiptarët me votën e lirë, por ne jemi të vendosur për çdo sakrificë për votën e lirë. I bindur të jesh se forcë në botë pa realizuar qëllimin tonë nuk do të mund të na pengojë. Mblidhi këtu në Kryeministri të gjithë vrasësit e Shqipërisë, të gjithë trafikantët e Shqipërisë, të gjithë pengmarrësit e Shqipërisë. Je i pashpresë.
Më mirë dorëzohu, më mirë prano qeveri teknike, hapi rrugë vendit dhe të ecim përpara. Lëri përpjekjet. Ti je peng i krimit. A e dëgjuat akuzat që i bëri Saimir Tahirit të nesërmen? Tek Balili tha Tahiri, nuk jam i filmuar unë, por je ti Edi Rama, dhe absolutisht është e vërtetë.
Prandaj thirri arsyes, çadra është çadër lirie, çadër paqeje dhe mesazhesh qytetare, ndaj dëgjoji dhe largohu. Largohu se do të krehin me lecka! Kundër qeverisë dhe Edi Mavrisë.
Edhe një herë ju përshëndes vllazërisht për fitoren që korrët. Natyrisht ky ishte vetëm hapi i parë. Shkërrmoqja e mazhorancës së qelbësirave, e mazhorancës së bazuar mbi drogën, mbi krimin dhe vjedhjen e qytetarëve është fat i pashmangshëm në ditët dhe javët që vijnë. Fitore, fitore, fitore!!