Berisha kërkoi heqjen e kufizimeve, Apeli rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” dhe “Ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Ka qenë gjyqtarja Iliriana Olldashi, e cila ka lënë në fuqi masat e marra më herët ndaj Berishës.

Kujtojmë se Berisha ka refuzuar vazhdimisht të shkojë në gjykatë për t’u pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore, duke e konsideruar hetimin e nisur ndaj tij një proces antikushtetues.

Sipas vendimit, ish-kryeministri ka detyrim të paraqitet në SPAK në orën 10:00 të së hënës së parë dhe të tretë të çdo muaji, në zbatim të masës së sigurisë ndaj tij.

SHKARKO APP