Berisha: Kishte skenar nga Rama për të bërë President Bashën në vend të Metës
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ka pasur një skenar të Edi Ramës për të bërë President Lulzim Bashën në vend të Ilir Metës. Po ashtu Berisha thekson edhe se disa ndërkombëtarë e kishin pyetur pak muaj më parë sesi e shihte Bashën si president.
“Erdhën më pyetën që sesi e shoh unë Bashën President. Ishin ndërkombëtarë. E tëra kjo me shkarkimin e Metës bëhet për të vendosur në krye simbolin e të gjitha ligësive në politikë. Nuk e them për besëprerjen. Besëprerja është tjetër. Ai është një njeri që nuk njeh asnjëlloj standardi.
Kjo bëhej që shpejt e shpejt të zgjidhej Lul Brava president. Unë nuk e përkraha. Pastaj Brava hapi fjalë se Rama do bëhej president dhe ai kryeministër. Bashkëpunëtorëve u thotë çdo ditë nga një gënjeshtër. U thotë bashkëpunëtorëve se Rama do shpallet “non-grata”.
Nëse e sheh se edhe Basha ka bërë fushatën presidenciale për të dalë me këpucë të kuqe”,-tha Berisha që e konsideron të papranueshëm shkarkimin e Metës në ”Klan News”.