Berisha: Kjo është banda me uniformë e trafikut të drogës në Durrës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook emrat e disa zyrtarëve të lartë të Policisë në Qarkun e Durrësit. Berisha pretendon se ata përfaqësojnë “bandën me uniformë të trafikut të drogës”. Denoncimin e tij, Berisha e bazon si gjithmonë në burimet e paverifikueshme të “oficerit dixhital”.

Mesazhi i plotë i Berishës në Facebook:

Oficeri dixhital denoncon:

Swiss Digital Desktop Reklama

Banden me uniforme te trafikanteve te droges ne qarkun e Durresit me ne krye famozin, te palevizshmin, me vetem 3 milione euro te deklaruara ne ILDKP, Perlat Çullhaj dhe klani tjeter i Saje qorrit. Per hollesi lexon mesazhin e tij. sb

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pershendetje Doktor.

Shefi i Komisariatit Kruje Erjon Ismaili erdhi ne Durres ne 2013 si Shef I Seksionit te droges pasi eshte lidhje e ngushte e Drejtorit Perlat Cullaj dhe Vangjush Dakos. Pastaj e larguan ne Shkoder pasi kishte patur probleme më drogen kur ka punuar ne Gjirokaster. Me pas Vangjushi e solli Nendrejtor ne Policine kufitare Durres. Aktualisht ai drejton Trafikun e droges nga Kruja ne drejtim te portit Durres ku Nendrejtor eshte Mojsi Sulaj I cili kohe me pare u nderrua me Erjonin ne Kruje.

Mojsiu eshte vellai I Arjan Sules I cili eshte Drejtori I Auditit ne Ministrine e Brendshme. lidhje e ngushte e Saje Qorrit. Qe nga 2013 Perlati, Mojsiu dhe Erjoni jane brenda qarkut te Durresit duke kembyer detyrat. Perlat Cullaj eshte I vetmi drejtor Qarku qe ska levizur qe nga 2013. Droga mbrohet kundrejt 30 % nga Perlati e Erjoni dhe me pas dergohet drejt portit te Durresit ku drejtor eshte mostra Boge Budini dhe nendrejtori Mojsi Sulaj“.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?